Hoxha: Bullgaria ta përkrah Kosovën gjatë kryesimit të presidencës së BE-së

12 shkurt 2018 | 11:10

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, me ç’rast ka theksuar se gjatë kryesimit të presidencës së BE-së nga Bullgaria pret përkrahje të fuqishme për integrim të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se Bullgaria në krye të presidencës së radhës të BE-së, prezanton për herë të parë një vend ballkanik, duke siguruar përkushtim të shtuar në procesin integrues, për këtë pjesë të Evropës.

“Motoja e Bullgarisë në krye të Presidencës ‘Të bashkuar jemi më të fortë’ përfaqëson edhe qëndrimin e vendit tonë, përball trendeve globale për rajonin. Takimi i sotëm me Ambasadorin, ishte rast të diskutojmë për Planin e BE-së për zgjerim në Ballkanin perëndimor, angazhimin gjithëpërfshirës të Kosovës në procesin integrues si dhe vlerësimin e të arriturave”, ka deklaruar Hoxha.

Kurse ambasadori bullgar Nedialtcho Dimitrov Dantchev, ka thënë se Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare”, është shprehur Dantchev, duke shtuar se secili vend veç e veç nga Ballkani perëndimor duhet të përmbush detyrimet nga plani për zgjerim.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisur nga mungesa e një koordinimi të mirrëfilltë të faktorit…