Hoxha kërkon mbështetje nga Gjermania për përfshirjen e Kosovës në planet e zgjerimit

26 janar 2018 | 15:36

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka pritur të premten në takim, zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss, me të cilin ka diskutuar për procesin integrues të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, Hoxha ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për përfshirjen e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit.

Më tutje, ministrja Hoxha, ka vlerësuar jashtëzakonisht përkrahjen e Gjermanisë në të gjitha proceset e shtetformimit dhe shtendërtimit, duke theksuar se sot, Republika e Kosovës ka nevojë për vlerësim të angazhimit dhe përkushtimit në procesin integrues.

Ministrja Hoxha ka mirëpritur rritjen e fokusit të Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë këtu Strategjinë e BE-së për zgjerim.

Ndërsa zëvendësambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss, ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë së tij, si në aspektin politik ashtu edhe në atë teknik, për përpjekjet e Kosovës drejt Integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth gjuajtjes me armë nga…