Hoxhaj i bindur se koalicioni i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit

19 mars 2018 | 20:10

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur optimist se janë siguruar numrat për seancën e nesërme, në tentativën e katërt për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Gjatë këtyre tri javëve të fundit, pas marrëveshjes që ka nënshkruar presidenti Thaçi me presidentin malazez Vujoviq, ne kemi pasë një bashkëpunim shumë të mirë si partner të koalicionit por kemi folur edhe me subjekte të tjera që janë në opozitë. Falë mbështetjes të LDK-së është krijuar një kontekst i ri, sikur kemi folur edhe me Listën Serbe, e cila në mëto dy javë të fundit ka qenë pjesë e shumë takimeve që ka pasë Veseli, Hardinaj, Limaj, Pacolli dhe unë. Besoj se nesër do të kemi votat e mjaftueshme. Është punuar shumë dhe pas marrëveshjes së dy presidentëve, nuk ka asnjë arsye politike, juridike dhe asnjë arsye tjetër që të mos votohet marrëveshja e vitit 2015, sikurse të mos jetë pjesë e ligjit edhe vetë raporti i hartuar nga Komisioni Shtetëror në vitin 2017”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.

Megjithatë, Hoxhaj ka thënë se duhet të punohet deri në momentin e fundit, që të jenë votat e nevojshme.

“Mendoj që nesër do të kemi votat e mjaftueshme por jeta parlamentare, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë, karakterizohet me një sjellje fluide të kontekstit të brendshëm. Duhet të luftohet deri në minutën e fundit, që çdo deputet i cili ka premtuar votën e tij, ta japë votën e tij. Me sa e di unë, edhe Haradinaj dhe Veseli edhe gjatë orëve të fundit kanë pasur takime në Prishtinë dhe besoj që nesër në orën 16:00 kur fillon seanca, pas debatit do të kemi vota të mjaftueshme”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arif Molliqi Te Kulla e Zhlepit lutem... ah lutem Mos…