Hoxhaj, Daçiqit: Pa njohje nuk do të ketë normalizim të raporteve

04 shkurt 2018 | 20:47

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shanse që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rend të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodhë pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”, pasi që, Ivica Daçiq tha se është turp t’i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën dhe se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushaku së bashku më bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë gjatë dy…