Hoxhaj: Deklarata e zëvendëskancelarit austriak e habitshme

13 shkurt 2018 | 14:33

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për të përditshmen austriake “Der Standard”, ka thënë se deklarata e zëvendëskancelarit austriak nuk i kontribuon pajtimit mes popujve në Ballkan dhe normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, kjo deklaratë e zyrtarit austriak është e habitshme.

“Kur në fillim të vitit 2018, rajoni po lëviz me një shpejtësi të re drejtë anëtarësimit në BE dhe kur pajtimi mes popujve është prioritet sa i shteteve të rajonit po aq edhe i bashkimit evropian, një deklaratë e tillë nuk i kontribuon pajtimit mes popujve, normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, dhe integrimit të shteteve në BE”, ka thënë Hoxhaj për “Der Standard”, transmeton Express.

Hoxhaj ka thënë se ndjen keqardhje që një zëvendës kancelar i Austrisë është keqpërdorur për diskurs të politikës së brendshme në Serbi.

Ai ka shtuar se ka qenë deklaratë e habitshme “kur dihet se Austria në 30 vitet e fundit ka qenë dera e parë e mbështetjes së Kosovës edhe si çështje në vitet ‘90-ta dhe si shtetësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skiator rus humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në…