Hoxhaj: Është koha që BE-ja t’ua mundësojë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës

24 mars 2018 | 16:07

Zevendëskryeministri Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë në Gjermani. 

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka treguar se ka zhvilluar një diskutim në panel me miqtë e Kosovës, ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dhe eurodeputetin Bernd Posselt.

Hoxhaj ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian t’ua mundësojë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Po qëndroj në Munich të Gjermanisë, ku kam zhvilluar një diskutim në panel me miqtë e Kosovës, ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dhe eurodeputetin Bernd Posselt. Diskutuam për dhjetë vitet e shtetësisë së Kosovës, sfidat, të arriturat dhe përspektivën euro-atlantike të vendit tonë. Theks të veçantë i dhamë liberalizimit të vizave për Kosovën, ku mbështetja e Gjermanisë dhe Austrisë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Qytetarët e Kosovës kanë pritur mjaft dhe është koha që Bashkimi Evropian t’ua mundësojë lëvizjen e lirë tashmë ??️??️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e rendit të Kosovës dhe Sllovenisë kanë punuar së…