Hoxhaj: Gjuha e Vuçiqit dhe Gjuriqit ndaj policisë, raciste

28 mars 2018 | 17:13

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur ndaj Policisë së Kosovës nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të ashtuquajturit shef i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Gjuha e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit serb Vuçiq dhe e të arrestuarit Gjuriq, është raciste, shoviniste dhe e papranueshme. Ky aksion assesi nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës. Aq më pak, kur Policia e Kosovës është institucion multietnik dhe shumë pjesëtarë të saj vijnë edhe nga komuniteti serb”.

“Njësia speciale e Policisë së Kosovës në ndërhyrjen e saj për arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriq, i cili hyri në Kosovë ilegalisht, të hënën, ka zbatuar kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Edhe njëherë ritheksoj, se kushdo nga zyrtarët serbë që mendon se mund t’i shkelë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, e ka gabim, dhe të njëjtit do të përgjigjen para ligjit”, ka shkuar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Vuçiqi dhe Gjuriqi i kanë quajtur terroristë policët e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në arrestimin e të ashtuquajturit shef i zyrës për Kosovën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se…