Hoxhaj kërkon nga Rumani që ta njeh Kosovën

08 mars 2018 | 21:27

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në profilin e vet në “Twitter”, Hoxhaj shkroi se Romania duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve të BE-së që e kanë njohur Kosovën, duke shtuar se mirëpret interesimin e secilit shtet anëtar për të kontribuuar në normalizimin e raporteve Kosovë Serbi. Këto komente Hoxhaj i bëri pas vizitës së Vuçiq në Rumani dhe deklaratave të publikuara ku presidenti rumun shprehu gatishmërinë të kontribuojë në “gjetjen e një zgjidhje në mes Kosovës e Serbisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas parashikimeve të meteorologëve fundjava do përcillet me mot më…