Hoxhaj: Kosova duhet të aplikojë sa më parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

19 mars 2018 | 12:38

Këshilli i Evropës (KiE) është organizata tjetër e radhës që Kosova synon të aplikojë këtë vit.

Në dhjetor të vitit të kaluar në qeveri ishte diskutuar rreth aplikimit për anëtarësim në këtë organizatë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Për zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, Këshilli i Evropës është organizata më e rëndësishme në Evropë pas Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendi ynë duhet të aplikojë sa më parë për anëtarësim në këtë organizatë.

“Aplikimi në KiE duhet të ndodhë sa më parë meqë Kosova nuk ka pas asnjëherë një kontekst më të përshtatshëm brenda Këshillit të Evropës sesa tani. Gjatë dy viteve të ardhshme KiE do të udhëhiqet nga shtete anëtare që e kanë njohur Kosovës dhe nëse aplikojmë tash sa mund të hyjmë në rend të ditës po aq mund të fillojmë të plotësojmë kushtet për tu bërë anëtarë të plotë të KiE”, ka thënë Hoxhaj për “lajmi.net”.

Hoxhaj ka shtuar se tani është koha për aplikim, derisa ka theksuar se anëtarësimi është proces që merr nga një deri në tri vite.

Këshilli i Evropës është organizatë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis vendeve të ndryshme në Evropë dhe shërben si një institucion ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Coca-Cola HBC Kosova organizon për herë të parë një program…