Hoxhaj: Kosova s’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

23 maj 2018 | 23:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë për “RTK”-në ka përjashtuar mundësinë që në tryezat që po mbahen të merret edhe vendim për zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita mund të pretendon, por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne nuk mund të shkojmë në këto tryeza për zgjedhjet”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shtuar se tryezat e organizuara nga partitë politike janë të domosdoshme.

“Asnjë parti nuk mund t’i mbyllë. Janë tema të ndjeshme. Tema e dialogut, do të jetë proces i vështirë, temë tjetër është Asosacioni, tema e tretë është me rëndësi është transformimin i FKS-së në Forca të Armatosura, Agjenda Evropiane është temë tjetër, tema tjetër është ndryshimi Ligjit për zgjedhje. Për këto kemi pasur arritje, por duhet të reformojmë sistemin zgjedhor. Për këto tema ka nevojë të kemi ndryshime”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për herë…