Hoxhaj: Mbështetja e Austrisë për vizat, e rëndësishme për Kosovën

16 prill 2018 | 15:32

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë gjatë mbajtjes së presidencës së BE-së për procesin integrues të Kosovës, e veçanërisht për liberalizimin e vizave.

“Shpresoj se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një nga prioritetet e presidencës Austriake të BE-së, duke nxitur njëkohësisht mbështetjen e shteteve të tjera”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për “APA”.

Hoxhaj, i cili takoi kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka dhe ministrin austriak për Evropë, Gernot Bumel, tha se sa herë që Austria ka mbajtur presidencën e BE-së ka pasur zhvillime interesante në rajon, duke pasur parasysh vëmendjen e saj të theksuar në Ballkanin Perëndimor.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë në zonën Schengen barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, e meritojnë një vendim të qartë nga Komisioni Evropian dhe nga shtetet anëtare për lëvizje të lirë”, ka thënë Hoxhaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosej, Albin Kurti, ka pritur sot në…