>

Hoxhaj, ministrit sllovak: Sllovakia ta njohë Kosovën mbi parimet e njëjta si 23 shtetet e BE-së

06 mars 20:56

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Sllovakia duhet ta njohë Kosovën mbi parimet e njëjta që e kanë njohur 23 vende të Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë Hoxhaj e bëri pasi ministri i Jashtëm sllovak ka thënë se Sllovakia nuk do ta njohë Kosovën jo për shkak të Serbisë por për shkak të parimeve.

“Sllovakia duhet ta njohë Kosovën mbi të njëjtat parime qê e kanë njohur 23 shtete të BE-së. Nuk ka parim të politikës së jashtme as argument politik për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një ngjarje që ndodhi gjatë luftës në Kosovë bashkoi sot…