Hoxhaj: Mosnjohja nga pesë vendet e BE-së, sfidon agjendën e Kosovës

09 shkurt 2018 | 13:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Parlamentit Evropian për 10-vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat që e shoqëruan shtetndërtimin e vendit tonë.

Hoxhaj ka thënë se është e paimagjinueshme që në vigjilje të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ende janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka thënë se agjenda kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, është agjendë e Rusisë, dhe sipas tij është absurde që në vitin 2018, shtetet e BE-së të mos kenë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket Kosovës.

Më tutje Hoxhaj ka folur edhe në lidhje me kontekstin rajonal dhe pozitën e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka rastisur të jetë fqinje me Serbinë, gjë që i ka vështirësuar shumë procese integruese. “Me mbështetjen e Rusisë, Serbia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, por edhe në shumë organizata të tjera.
Përveç bllokadave në planin ndërkombëtar, është dëshmuar shumë herë se si Serbia gjithmonë ka gjetur një mënyrë për ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, me qëllim që të shkaktojë destabilitet brenda për brenda vendit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, i shoqëruar nga…