Hoxhaj: Njëherë liberalizimi pastaj anëtarësimi në BE

26 maj 2018 | 13:36

Për Kosovën këtë vit duhet të jetë prioritet liberalizimi i vizave e më pas institucionet do të duhej të angazhohen për aplikim për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka thënë se aplikimi për statusin e kandidatit nuk mund të bëhet pa zbatuar agjendën evropiane të reformave.

Hoxhaj nuk është i kënaqur me punën që është bërë deri tani sa i përket përmbushjes së obligimeve që institucionet kanë marrë.

“Unë mendoj që vëmendja më 2018 duhet ta kem tek liberalizimi i vizave edhe pse liberalizimi i vizave nuk është agjendë evropiane e mirëfilltë. Ne duhet të shohim se si Kosova gjatë javëve të ardhshme të ketë një plan kohor se kur merret vendimi për liberalizimin e vizave kur hynë vendimi në fuqi që njerëzit të udhëtojnë pa viza drejt Evropës dhe këto do ta kenë vëmendjen kryesore”, ka thënë ai.

Sipas zëvendëskryeministrit duhet të bëhen punë konkrete në mënyrë që në fund të viti të kenë një vlerësim lidhur me atë se sa është zbatuar agjenda evropiane e reformave.

“Tek statusi i kandidatit ne nuk mund të aplikojmë pa e zbatuar agjendën evropiane të reformave dhe nëse e shohim me përqindje se sa është zbatuar kjo agjendë mendoj që edhe vitin e kaluar edhe sivjet nuk është bërë punë e madhe duhet të bëjmë punë konkrete. Jam i mendimit që deri në fund të 2018-ës ta kemi një vlerësim dhe mandej nëse ne e kemi zbatuar agjendën evropiane të reformave që është një pako shumë e madhe atëherë vërtetë duhet të aplikojmë për statusin e kandidat”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda 5 ditëve do të lëshohet për qarkullim rruga e…