Hoxhaj: Nuk shkojmë në votim pa qenë të gjithë deputetët në sallë

20 mars 2018 | 22:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk mund të shkojnë në votim për demarkacionin me Malin e Zi, pa qenë të sigurt që i kanë të gjitha votat.

Hoxhaj ka thënë për lajmi.net se do të vazhdohet me debat, por për votim vendos kryetari i Kuvendit.

“Debati vazhdon dhe ka një numër të madh të deputetëve që janë në radhë. I takon kryetarit dhe Kryesisë se ku jemi me vota. Qëndrimi ynë është që të mos hyhet në votim pa qenë deputetët në sallë dhe çdo deputet ta jap votën për”, ka thënë Hoxhaj.

Ai nuk ka pranuar të flas për deputetin e LDK-së, që nuk ka qenë fare në seancë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“Temë për LDK, ju takon deputetëve të LDK-së të flasin për këtë temë”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se partia që…