Hoxhaj: Do ta ruajmë kujtimin për Xhafer Ahmetin

22 qershor 2018 | 00:01

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen Ahmeti me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, konsullit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti.

“Thellësisht i shokuar për ndarjen nga jeta të mikut tim të afërt për më shumë se 30 vite, konsullit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti. Një njeri plot përkushtim, shpresë e optimizëm, dhe mbi të gjitha një mik vërtet i veçantë, vyrtyte për të cilat do të na mungojë shumë. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. Së bashku, do ta ruajmë kujtimin e tij përgjithmonë!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori kroat, Luka Modriq pas fitores prej 3 me 0…