Hoxhaj uron Merkelin për arritjen e koalicionit: Lajm i mirë për BE-në dhe Ballkanin

04 mars 2018 | 13:27

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar kancelaren Merkel dhe partnerin e saj të koalicionit për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Ky është një lajm i mirë për Gjermaninë, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Urime për kancelaren Merkel dhe partnerët e koalicionit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme të javës së…