Krasniqi: Debatet për luftën sot po bëhen për poena politike

31 maj 2018 | 22:26

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar debatet për luftën që po zhvillohen javëve të fundit në vend.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing” se këto debate po bëhen për poenë politikë për sot.

“Disa debate, që sot kthehen nga historia, unë i quaj debate historike, sikur i kanë dy qëllime. Që njerëzit ta shfrytëzojnë për poenë politikë për sot. Çështja e dytë, është për të bërë një zhvendosje të mendjes së qytetarëve nga problemet e qytetarëve, në probleme të kaluara, ose që nuk kanë ndikim ose reflektim në të sotshmen”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mergim Hyseni ka sjellë në treg këngën më të re…