Humbin jetën 19 persona nga shpërthimi i parkut industrial në Kinë

13 korrik 2018 | 11:01

Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një park industrial në provincën Sihuan të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë kimike në qarkun Jiangan.

Fotografitë e postuara në mediet sociale kanë treguar zjarr dhe tufa tymi nga objekti, raporton “Rel”.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Kompania që udhëheq fabrikën, Yibin Hengda, bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim konsultativ…