Hungaria largohet nga marrëveshja e OKB-së për emigrantët

18 korrik 2018 | 14:52

Hungaria do ta lërë paktin e Kombeve të Bashkuara për migrimin përpara miratimit të tij përfundimtar, ka bërë me dije ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Sipas tij, marrëveshja paraqet “kërcënim për botën”.

“Ky dokument është krejtësisht kundër interesave të sigurisë të Hungarisë”, ka thënë Szijjarto në një konferencë për medie.

Marrëveshja do të miratohet formalisht në dhjetor, por Hungaria nuk do të marrë pjesë në takimin në Maroko, ka thënë Szijjarto.

Ai ka theksuar se vendi i tij do ta kundërshtojë marrëveshjen nëse ajo del për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, ka marrë qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve qysh në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Evropë.

Autoritetet hungareze kanë ngritur edhe gardhe me tela gjemborë në kufij, për të parandaluar hyrjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i…