Hykmete Bajrami kërkon zgjedhje të reja

03 mars 2018 | 11:17

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Insudtrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje nacionale sa më shpejt pasi sipas saj qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është duke qëndruar në “këmbë të qelqit”.

Bajrami ka deklaruar se vendimet e marra në baza politike, mungesa e kuorumeve në seanca e komisioneve janë disa arsyet pse duhet të mbahen sa më shpejt zgjedhjet nacionale.

Sipas saj, ka probleme në mes të partnerëve të koalicionit dhe se të gjitha vendimet e marra deri më tani janë të pastra politike në shërbim të “xhepave” të klasës politike.

“Se sa është Qeveria e fuqishme besoj që e tregojnë numrat e saj, kemi një qeveri e cila qëndron në ‘këmbë të qelqta’, ka vetëm 61 numra kuorumet asnjëherë nuk bëhen nga partitë e koalicionit në seancë ashtu edhe në komisionet funksionale kuorumet janë shumë të vështira për tu bërë, siç raportohet ka probleme në mes të partnerëve të koalicionit”, ka thënë ajo për “Ekonomia Online”.

“Kjo nuk varet vetëm prej numrave dhe nga ajo çfarë kemi parë vendimet që janë marrë deri më tani nga Qeveria nuk janë vendime të cilat po qojnë në mirëqenien e qytetarëve, janë vendime të cilat janë të pastra politike dhe janë për xhepat e klasës politike e cila janë në qeveri”, ka shtuar ajo.

Sipas Bajramit nuk ka nevoje që opozita të angazhohet për të rrëzuar pasi këtë do ta bëjnë ata që janë pjesë e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të armatosur dje sulmuan Ambasadën Franceze dhe zyrat e…