“Icardi do ta vazhdojë kontratën me Interin”

20 mars 2018 | 17:44

Wanda Nara në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ka treguar vlerat në rritje të Mauro Icardit për Interin.

Ajo ka menduar dhe për tifozët, të cilët i ka siguruar se nuk ka tensione sa i përket rinovimit të kontratës me Interin dhe ajo do të arrihet shumë shpejt.

“Mauro bën zhurmë në fushë, aty ku duhet të bëjë. Jemi shumë të qetë për këtë. Besojmë në rinovim. Kur takoj drejtorin sportiv (Piero Ausilio) në stadium, qeshim dhe bëjmë shumë shaka. Nganjëherë bëjmë shaka se Icardi kushton çdo ditë e më shumë. Jemi të qetë, pa tensione”, ka thënë Nara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli. Lojtari ka…