Idriz Seferi, ushtari i përhershëm i lirisë

05 dhjetor 14:15

Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Me rastin e dekorimit me urdhrin “Hero i Kosovës”

Fundi і shekullit XIX dhe fillimi і shekullit XX, në historinë e popullit shqiptar, llogaritet si periudha më e trazuar dhe më e bujshme e saj. Ajo ishte një periudhë e kryengritjeve të pandërprera që, në thelb, ishin vetëm vazhdimësi e luftërave shekullore kundër shtypjeve të nduarndurshme për liri e pavarësi, të cilat në fund mundësuan shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar (më 28 nëntor 1912). Në këto rrethana kohe e lufte u rrit e u brumos me idealet e larta patriotike dhe zhvilloi atdhetarinë e vet, kreshniku і maleve – Idriz Seferi.
Atdhedashuria, patriotizmi dhe vetë sakrifica e tij, do të na ishin shumë më të afërta dhe shumë më të çarta, sikur të ndaleshim sadopak në përkrahjen që pati dhe trashëgoi nga rrethi і ngushtë familjar, si nga prindërit, tezja, dy bashkëshortet, e më vonë nga fëmijët e vet. І mbështetur nga familja, і bindur në drejtësinë e çështjes për të cilën luftonte, ai asnjëherë nuk e humbi shpresën dhe besimin në fitore. Kundërshtimi ndaj pushtuesit osman e reformave të tij, e bënë atë të njohur, veçanërisht për njerëzit e thjesht të Karadakut, por edhe për autoritetet pushtuese lokale dhe të vilajetit të Kosovës.
Thonë se, në rrethanat e robërisë së atdheut, të parët e tij e quanin dobësi vdekjen në shtrat. Andaj, pjesë nga kjo histori, në Idrizin fëmijë e nguliten tregimet nga gjyshja trime, nëna e dashur, dhe tezja Nifё, që kujdesej për rritën e tij. Tezen, Idriz Seferi e donte dhe e çmonte shumë, sepse ajo tërë jetën ia kushtoi atij. Ai, edhe kur u burrërua e u moshua, emrin e tezes do ta përmendte me një respekt të veçantë. “Ajo dinte tërë historinë; shpesh thonte trimi, edhe atë më së tepërmi ma tregonte nëpër mes këngës, që nuk mundem ta harroj kurrë. Nga ajo mësova për Betejën e Kosovës, dhe shumë ngjarje të tjera. Dhe, duhet dëbuar armikun nga këtu, se liria me lypje nuk fitohet”.
Familja e Seferëve ishte ndër familjet më në zë për veprimtari patriotike në anën e Karadakut. Ajo filloi të shquhej në rrethet atdhetare, sidomos në kohën e shpërnguljeve të mëdha që u bënë nga fshatrat e Pirotit, kur zullumi osman, e terrori serb e bullgar, ishte bërë і padurueshëm. Stërgjyshërit e Idriz Seferit, të ndjekur nga zallahia e madhe, vijnë e vendosen më në thellësi të tokave shqiptare. Stërgjyshi і tij Ulk Burimi, tetë vjet me radhë kishte qëndruar në krye të masave fshatare të disa fshatrave të Pirotit, duke u mbrojtur nga ekspeditat osmane, dhe çetat terroriste serbe e bullgare. Duke e parë trimërinë e Ulk Burimit, turqit і dhanë një emër të ri duke e quajtur atë Kara Sefer, që do të thotë “luftëtar і zi”, ai u quajt me këtë emër gjatë tërë atyre viteve, sa iu bëri rezistencë. Ndërsa, pas dëbimit dhe vendosjes së tyre në krahinën e Mesamalit, turqit përsëri dhanë emra të ri, dhe Mesёmalin e quajtën Karadak (Mal і Zi), dhe vendin ku ngritën shtëpitë e quajtën Sefer (Luftëtar).
Nga kjo del se, trimi і Karadakut, u formua si figurë e shquar e kombit në periudhën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pra, në një kohë, kur lëvizja e armatosur e masave popullore ishte ngritur në një shkallë cilësish të re, kur nga kryengritjet e veçuara spontane e të pabashkuara ishte kaluar në kryengritjet e mëdha, të cilat me forcën dhe gjerësinë e tyre do të tronditnin themelet e sundimit osman. Mjedisi familjar, kjo çerdhe e trimërisë ku me krenari flitej për të bëmat e të parëve, dhe me mprehtësi gjykohej për ngjarjet e kohës do të ndikojnë së tepërmi në formimin e Idrizit si atdhetar і flaktë.
Ishte viti 1847, edhe në malësinë e Karadakut vazhdonte kryengritja kundër reformave të Tanzimatit. Ndër patriotët trima që luftonin ishte edhe Isuf Selman Seferi, babai і Idrizit. Kur Isufi më 14 mars mori një plagë në përleshje me armikun, në fshat і lindi djali – Idrizi. Të afërmit e uronin që t’i rrojë pushka që iu shtua, dhe me shëndet nishani і trimërisë і thoshin, për plagën e marrë në luftime. Babait të Idriz Seferit do t’i lindnin fëmijët njëri pas tjetrit. Ai do të vazhdonte të punonte, të kujdeset për fëmijët, por, ama armën nuk do ta hiqte kurrë nga krahu. Ngaqë nuk ishte mirë me shëndet, armen ia vuri të birit mbi supe që në moshë të njomë. Atij і fliste për luftërat, e merrte nëpër tubime e oda dhe e mësonte të qëllonte në shenjë. Pra, Idriz Seferi u lind në një familje me tradita të pasura atdhetare. Duke e ndjekur me kujdes lindjen dhe rritjen e tij, nuk mund të përcaktohet një kufi sadopak midis moshës së fëmijërisë, të djalërisë dhe të burrërisë së tij. Ai është ndër ata trima që tërë jetën e tyre e kanë kaluar ndër luftime. Veç familjes, mësimet e para і mori edhe në odën e burrave, vend, ku tregoheshin histori, rriheshin mendimet mbi situatën, demaskoheshin ligësitë dhe tradhtia, mburreshin të rinjtë me virtyte të larta.
Në vitin 1859, kur Idrizi kishte hyrë në të trembëdhjetat vite të fëmijërisë, atij і vdiq і ati. Pak kohë zgjati dhe armiku u ngjit në Sefer për të marrë xhelepin, që asnjëherë nuk ishte paguar gjerë atëherë, derisa ishte babi і tij gjallë. Zaptijet osmanlinj trokitën në kullin e Idrizit fëmijë. Djaloshi 13 vjeçar rrëmbeu armen dhe zuri frëngjinë. Ndërkaq, në frëngjinë pranë tij u gjend tezja që і jepte zemër dhe tfurk ishte e gatshme për sulm. Nga frëngjitë u dëgjuan krismat e para. Njëri nga zaptit u plagos, ndërsa të tjerët і kapi paniku dhe ikën nga kishin ardhur. Kjo ngjarje, edhe llogaritet si kryqëzimi і parë me armikun, dhe që nga kjo kohë, ai nuk e hoqi më armen nga krahu. Arma iu bë trimit si gjymtyrë e trupit. Populli çmoi lartë trimërinë dhe qëndresën e tij, dhe pas saj nuk kishte kuvend, gëzim e hidhërim ku të mos thirrej edhe Idrizi і ri. Me takimet e rilindëseve dhe përpjekjet e popullit të përvuajtur shqiptar, për të fituar të drejtat elementare kombëtar. Çmonte lartë trimërinë dhe burrërinë e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e Bajram Currit etj. Për këtë nuk ngurronte të shkonte sa herë e kërkonte nevoja për të koordinuar dhe sinkronizuar aksionet në Shkup, Prishtinë, Junik e gjetiu. Në saje të këtij aktiviteti dhe pjesëmarrjes aktive në betejat e Karadakut, të Moravës e të Grykës së Kaçanikut, luftës me serbë e bullgar, ai u bë njëra ndër figurat më të shquara kosovare shqiptare të lëvizjes së atëhershme patriotike, veçanërisht dallohet në ngjarjet e viteve 1908-1912.
Vlen të cekët, se Idriz Seferi gjatë tërë jetës rëndësi të madhe і kushtoi eliminimit të përçarjeve dhe mospajtimeve të ndryshme në jetën e rëndomtë të njerëzve – ai luftoi vëllavrasjen e hakmarrjen. Kështu, që në moshën 16-vjeçare, fshati e zgjodhi në grupin e pleqnarëve që në atë kohë shërbente si këshilltar gjyqësor për të pajtuar gjaqet dhe për të shuar grindjet, që sundimtarët osman dhe caqet shovinistë serbë і mbillnin dhe і shfrytëzonin në dinakëri, jo vetëm për interesat e tyre të kohës, por edhe për interesa të caktuar politike në perspektive. Në këtë drejtim suksesi і tij ishte shumë і madh. Arriti të pajtoj njerëz në tërë kazan e Gjilanit, madje edhe në Preshevë, Kaçanik e vende të tjera. Ai unitetin e popullit e shihte si faktor kryesor për t’i bërë ballë pushtuesit. Shpesh thoshte se, vetëm të bashkuar jemi më të fort dhe armiku na ka frikën.
Meritë tjetër atdhedashurie ishte edhe pengimi і shqiptarëve për të lëshuar trojet e veta. Dihej se pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Turqisë dhe Serbisë, qarqet sunduese të Beogradit, llogaritnin që për Turqi të shpërngulnin mbi 400.000 mijë shqiptarë. Në popullatë u shtua zullumi, e qëllimi dihej. Shumë familje filluan të kërkojnë rrugë të ndryshme për të ikur. Idriz Seferi duke e vërejtur se Kosova po boshatisej, një ditë thërret të rinjtë e u tha: Citoj “A і keni parë lisat e vjetër të Karadakut. Ata nuk mundi t’i shkul as era, as fërfëlliza, as bora, as ngrica, as tërmeti. Se lisi me lis mbështetet, e і qëndron furtunës, qashtu duhet edhe na, njëri për tjetrin me u mbështet e me і qëndrua dhunës, terrorit e shkjaut dhe qashtu duhet me qëndrua në vendin tonë”, tregon një bashkëkohanik.
Idriz Seferi ishte dashamir і madh і arsimit. Si Isa Boletini, edhe ky nuk dinte shkrim e lexim, mirëpo ndihmoi që të hapen shkollat si në Stubëll, Pozhoran e gjetkë. Ishte mik me mësuesin e parë të shkollës shqipe të Stubllёs Mikel Tarabulluzin.
Aty kah viti 1867, në moshën 20-vjeçare, Idrizi u martua dhe për grua mori një vajzë nga një familje me tradita patriotike, nga fshati Bresalc. Më vonë, tregojnë familjarët, se kjo grua u bë edhe bashkëluftëtarja e tij më e ngushtë por, edhe në rolin e nënës e shumëfishoi obligimin duke lindur 12 fëmijë (tetë djem e katër vajza). Në ndërkohë, Idrizit і kishin rënë fatkeqësi të rënda familjare mbi kokë. Atij і kishin vdekur njëri pas tjetrit, gruaja dhe 11 fëmijë. Prej fëmijëve і kishte mbetur në jetë vetëm djali і madh – Isuf Seferi, të cilin më vonë do ta merrte me vete nëpër beteja. Me Baftije Xhaferin u martua në moshën 42-vjeçare, respektivisht më 1889. Pas një viti martese me të, і lind djali Qazimi. Si djalin e madh me gruan e parë, njashtu edhe fëmijët tjerë që do t’i lindin me Baftijen, Idriz Seferi і kyçi në luftërat për çlirim kombëtar. Nga të dhënat që kemi në disponim, na dëftojnë se djali Isufi ishte shumë trim. Ai, më 1910 së bashku me shokët e tij malësor e liroi të atin nga burgu і Gjilanit. Më vonë, nga dëshira e madhe për të pasur një pushkë të mirë, që të përdor në beteja me babanë paraqitet si vullnetar në ushtrinë turke, për të luftuar në Jemen. Kjo ndodhi në vitin 1911, edhe pse u mundua që t’i bishtnoj shkuarjes pasi mori pushkën por ajo ishte e pamundur. Shkoi pa lejen e prindit, dhe kurrë më nuk u kthye, ngase atje kishte vdekur. Djali і dytë – Qazimi, për grykën e Kaçanikut, kishte tregua trimëri të rrallë. Krah për krahë me babain kishte luftuar. Deri në ditët e fundit të jetës, nuk iu nda babait si në fushën e betejës, njashtu edhe në oda e kuvende të tjera.
Idriz Seferi gruan e dytë e ka pasur nga Stublla e Poshtme që і takonte fisit Gash. Edhe me Baftin, Idrizi і pati 12 fëmijë. (7 djem e 5 vajza). Të gjithë këta jetuan një jetë të gjatë e të bujshme duke bërë rezistencë. Për rrethanat e atëhershme lindja e shumë fëmijëve shqiptarë në përgjithësi ishte shumë kuptimplotë. Shumë shqiptarë і rrëmbente fusha e betejave, dhe se, fushë lufte ishte bërë і tërë atdheu. Kjo ngjarje lufte e rreziku për jetën kërkonte që lindja të përcillte lindjen, mosha moshën, brezi brezin. Armiqtë si çdo herë, këtë e kishin thikë në zemër, sepse sado që përpiqeshin që të zhdukeshin shqiptarët nga faqja e dheut me sulme banditeske, masakra, lindnin të tjerët e zëvendësoheshin pozicionet luftarake. Dhe, djepi përkundej në luginat e Moravës e të Vardarit, në malet e Karadakut, në Grykën e Kaçanikut, ku nënat veç trimërisë me pushkë në dorë këndonin edhe këto këngë:

Nina nana, nina notra
rritu shpejt se të kërkon votra
nina nana djal e çikë
rritu shpejt për Kaçanik
të thërret Morava e Karadaku
mos e hiq armën prej shtati …

Beteja e Grykës së Kaçanikut pati një rëndësi të madhe për kohën, ndërsa prijësi і madh Idriz Seferi u bë komandant і madh popullor dhe strateg і rrallë. Vetëm pas një jave përleshjeje, turqit pos djegies së një morie fshatarësh, dogjën edhe fshatin si dhe shtëpinë e Idrizit. Disa tabore turq, që kishin depërtuar nga Presheva, dogjën shtëpitë, shkretuan të lashtat, mbytën bagëtinë, terrorizuan popullsinë, e veçanërisht familjet kryengritëse, të cilat ende ishin në mal. Edhe familja e Idrizit, si edhe shumë të tjera duke parë këtë terror, kishin dal në mal me gjithë fëmijë. Pas katër muajve të qëndrimit në mal, familja і zihet edhe і internohet në një kamp përqendrimi në Prishtinë. Bashkë me të u internuan edhe gjithë familjet e farefisit të Idrizit. Baftije Seferi ishte bashkëluftëtare e vërtet e të shoqit. Në kampin e Prishtinës, ajo tregoi heroizëm dhe trimëri të rrallë. Ajo diti jo rrallë të përcjell bashkëshortin e saj edhe në mal e beteja. Në kohën e ashtuquajtur “Yrfija” të Shefqet Dërgut Pashёs, Baftija kaloi mase katër muaj nëpër malet e Karadakut. Po mbi të gjitha vlen të përmendet se, në luftën e Kaçanikut, ajo së bashku me grat e tjera, që ajo і kishte organizuar, mori pjesë aktive në te. Pra, lirisht mund të konstatojmë se, edhe Baftija, apo “Shota” e Idriz Seferit siç e quante historiani і asaj ane, Sadulla Brestovci, ishte pjesë e pandashme e atyre ngjarjeve të mëdha, që trandën që në themel pushtetin turk dhe Perandorinë turke në tërësi duke і dhanë karakter masovik e kombëtar lëvizjes shqiptare e cila po shpinte në formimin e shtetit të pavarur shqiptar.
Baftije Seferi, ishte njëra ndër nënat shqiptare e cila qysh në moshë të re, që luftëtare e ideve të larta kombëtare, ishte një nënë e virtytshme, dhe një nuse, grua trimëreshë. Nuk ishte e lehtë të ishte shoqe e jetës e Idriz Seferit, thoshin bashkëkohanikët, ama Baftija u bë edhe grua edhe shoqe e armës për të. Ajo marshoi krahas trimave nëpër borë e acar, mbi Malet e Karadakut, me një tufë fëmijësh. Betejat dhe vështirësitë e kaliten Baftije Seferin duke e bërë shembullin më të mirë të luftëtarëve të lirisë. Ajo, ecte duke і përballuar moshës, e ajo vetë, të gjithë і prijnë krahinës me shembullin e tyre, me luftën e tyre, me guximin dhe trimërinë e tyre. Ajo do të jetoi 105 vjet. Pasardhësit e tyre sot janë qindra veta e dhjetëra familje që edhe më vonë bënë rezistencë kundër okupuesit. Nga gjiri і kësaj familje, sot ka shumë intelektual të lartë e me fakultete të kryera, njerëz të ndershëm e atdhetar të devotshëm që jetojnë në Sefer, në Zhegër, në Gjilan, në Preshevë, në Kumanovë, në Shkup, në Prishtinë e vende të tjera.
Me fjalën shpatë, me gishtin çdoherë në këmbëz të pushkës, me ballin lart, e me zemër të pastër, jetoi punoi e luftoi tetë dekada jete Idriz Seferi. Më 25 mars 1927 në trollin e vet, që e deshi aq shumë, atje ku і flakëronte fjala bashkë me flakën e barotit në luftime të përhershme, vdiq Idriz Seferi ushtari і përhershëm і lirisë, gjenerali і kryengritjeve, strategu і betejave, baca і popullit, kreshniku і Karadakut. Ai do t’i mbyll sytë, me zemër të lënduar, se atdheun e la të copëtuar, se Karadakun e Moravën і la nën errësirën e huaj.

(Fusnotat i ka hequr redaksia)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e guvernatorit të…