IHMK-ja: Pranvera parashihet të fillojë me ulje të temperaturave

18 mars 2018 | 14:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pranvera në vendin tonë parashihet të fillojë me ulje të temperaturave.

“Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar. Në ditët në vijim parashihen që reshjet të jenë në formë bore. Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë Evropën Perëndimore, dalëngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Më tutje bëhet me dije se: “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s”, është theksuar në njoftimin e IHMK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Rexhep Hoti, gjatë…