Ilazi e Suma pajtohen për vazhdim të bashkëpunimit

19 janar 2018 | 10:40

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur në takim homologun nga Hani i Elezit, Rufki Suma dhe nënkryetarin Mazllum Qajani.

Në takim është diskutuar për vazhdimin e formave të bashkëpunimit në mes të dy komunave. Po gjatë këtij takimi është rikonfirmuar edhe një herë bashkëpunimi në mes të dy komunave për ngritjen e mirëqenies qytetare.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit nga Hani i Elezit kanë uruar Ylber Bajrën për emërimin nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të…