Ilazi: Infrastruktura shkollore, parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim

18 prill 2018 | 15:11

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe drejtori i Arsimit, Zahir Doda, kanë vizituar të mërkurën objektet shkollore që janë në ndërtim e sipër në fshatin Glloboqicë dhe Kovaqec të kësaj komune.

Me këtë rast, Ilazi është shprehur i kënaqur me ecurinë e punimeve në këto objekte shkollore, duke shtuar se rregullimi i infrastrukturës shkollore është parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ndërtimi i objekteve të reja shkollore në fshatrat Glloboqicë dhe Kaçanik të Vjetër është duke u mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit, ndërsa objekti shkollor në fshatin Kovaqec është duke u ndërtuar nga mjetet komunale.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people and people standingImage may contain: outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe…