Ilmije Dumani merr çmimin mësuesja më e mirë e vitit

07 mars 10:00

Me rastin e 7 marsit-Ditës së Mësuesit, ministria e Arsimit i ka ndarë Ilmije Dumanin, çmimin tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit.

Me këtë rast, ministri Shyqiri Bytyqi tha se mësuesit përpos në dije kanë kontribuuar edhe në luftën çlirimtare.

“Sot është ditë e shënuar, ditë e veçantë. Përveç një date historike, kjo festë u vlerësua dhe jo rastësisht qëlloi në epopenë e UÇK-së. Mësimdhënësit siç ditën të kontribuojnë për dije ditën të organizohen edhe për luftën çlirimtare. Ti përkujtojmë këto data. Duhet të vazhdojmë t’i çmojmë mësimdhënësit sepse ata i përgatisin të rijnë”.

Nga ana tjetër, mësuesja Ilmije Dumani e cila punon në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë tha se ky çmim e motivon për të vazhduar edukimin e nxënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme ku do…