Imeri njoftohet me të arriturat e ATK-së në qytetin e Prizrenit

23 mars 2018 | 11:27

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri dhe zëvendësdrejtori Bashkim Shala kanë vizituar drejtorit rajonale Prizreni 1 dhe Prizreni 2.

Në këtë takim drejtori Imeri ka folur për të arriturat dhe objektivat e viti 2018, për të cilat ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e planit.

Ai ka potencuar se ofrimi i shërbimeve profesionale dhe të barabarta për tatimpaguesit janë faktor kyç në përmbushjen e objektivave të planifikuara. “ATK-ja është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, ka thënë Imeri.

Ai ka porositur zyrtarët e ATK-së që komunikimi me tatimpaguesit, kontrolli tatimor, rimbursimet dhe trajtimi i borxheve të bëhet në kohë dhe në zbatim të drejt të ligjeve të aplikueshme.

Imeri ka thënë se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë  drejtpërdrejt në realizimin e objektivave të ATK-së.

Këto vizita të udhëheqësve të këtij institucioni po realizohen në kuadër të planifikimit të vizitave nëpër  zyrat rajonale të ATK-së, me qëllim të analizimit të punës dhe mundësisë së ngritjes së efikasitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Kosovës në boks Donjeta Sadiku (60kg) dhe Patriot…