Inaugurohet segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi”

22 Dhjetor 11:42

Në një ceremoni inauguruese është përuruar segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi”, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin.

Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur  ndërtimin e kësaj autostrade projekt të Kosovës së re e Evropiane dhe ëndërr e të gjithë qytetarëve që po bëhet realitet.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, ka pohuar që vitin e ardhshëm do të përmbyllen tërë punimet në këtë autostradë. Haradinaj ka falënderuar të gjithë punëtorët si dhe ka ngushëlluar familjarët e punëtorit që ka ndërruar jetë në vendin e punës në fund të këtij viti.

Xhudistja Majlindja Kelmendi, ka prerë shiritin inaugurues, ndërsa prezent në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori Greg Delawie, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe personalitete të tjera. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që edhe zëvendëskryeministrat ta…