INDEP: Përshtatja e standardeve me ato të BE-së, kusht kryesor për rritjen e eksportit

02 mars 2018 | 14:14

Instituti për Politika Zhvillimore ka mbajtur të premten tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”, ku u prezantua edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.

Panelistë në këtë tryezë ishin zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaqi, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë Kosovare të Standardizimit, Hafiz Gara, ndërkaq tryeza u moderua nga Learta Hollaj, menaxhere operacionale në INDEP.

Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaqi, ka thënë se kjo ministri është fokusuar në infrastrukturën ligjore të përafruar me rregullat e BE-së.

“Prodhuesit janë duke plotësuar standardet të cilat i përmbushin standardet e tregut. Përshtatja e standardeve të BE-së është kusht kryesor për rritjen e eksportit. Standardet janë nivelet vullnetare. Brenda MTI funksionon inspektorati i tregut i cili zhvillon krijimtarinë e tij në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se standardizimi është një element i fortë i çdo ekonomie pa të cilin nuk do të kishim siguri dhe cilësi në produkte.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Standardizimit, Hafiz Gara, ka thënë se Kosova nuk është larg nga standardet e BE-së. Por sipas tij, Kosova nuk mund të adaptojë standarde direkt nga BE-ja për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por sipas tij, standardet i adapton nga Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot…