Industria e drurit dhe e minierave, tërheqëse për investitorët e huaj

16 Prill 11:10

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, ka thënë se stabiliteti politik është ndër faktorët më të rëndësishëm për tërheqjen dhe mbajtjen e investimeve të huaja.

Ai ka theksuar se përderisa sfidat e fundit politike në Kosovë paraqesin një sfidë, Kosova vlerësohet me stabilitet politik mesatar, veçanërisht kur krahasohet me regjione të tëra në Botë që po përjetojnë turbulenca të mëdha politike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka thënë se në mesin e sektorëve më atraktivë për investitorët e huaj në Kosovë janë industria e drurit dhe minierave. “Sektorët më atraktivë për investitorët e huaj janë përpunimi i drurit, përpunimi i ushqimit, përpunimi i metalit, përpunimi i tekstilit, TIK, turizmi, energjia, minierat etj.”, është shprehur Mustafa.

Ai ka treguar se në këtë tremujor të këtij viti, KIESA ka përfunduar prodhimin dhe lansimin e 22 videove promovuese, 19 prej tyre nga 30 sekonda që promovojnë kompanitë e suksesshme në Kosovë, qofshin vendore apo të huaja, dhe tri video nga 60 sekonda që promovojnë potencialet investive, turistike dhe eksportuese të Kosovës. Mustafa ka theksuar se KIESA çdo vit në muajin korrik organizon panairin “Gratë në Biznes”, me pjesëmarrje ekskluzive për kompanitë që udhëhiqen nga gratë dhe shoqatat e ndryshme të grave ndërmarrëse.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May sot pritet të…