Infermierja që pati vendosur t’ia falë rrogën Ramush Haradinajt, ka marrë një vendim

01 shkurt 2018 | 10:23

Pas vendimit të kryeministrit për pezullimin e dyfishimit të pagës së tij, është edhe infermierja që ka marr një vendim tjetër.

Arta Sejdiu, kryeinfermiere në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ka pezulluar vendimin për t’ia falur rrogën e saj kryeministrit.

“Pas qëndrimit të Kryeministrit që ta pezulloje vendimin për rritjen e pagës, edhe unë po e pezulloj vendimin që t’ia jap pagën”, ka deklaruar Sejdiu.

Haradinaj mori këtë vendim pasi Agjencioni Kundër Korrupsion e shpalli të kundërligjshëm rritjen e rrogave. Ndërsa kryeinfermierja thotë se këtë vendim e ka mendu këtë çështje me kokë.

“Të dy e kemi një pozitë që fillon me KRYE, KRYE – Minister dhe KRYE – Infermiere, andaj edhe e kemi mendu këtë çështje me KRY (kokë). Vendim shumë mençur nga të dy ne, njëherë i bijmë pishman, mandej e pezullojmë, e në fund e anulojmë”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Shneta. Pasi kryeministri mori vendim për dyfishimin e pagës së tij dhe rritjen për stafin e Qeverisë, infermierja Sejdiu publikisht tha se do t’ia falë rrogën Haradinajt.

Ky reagim i saj ironik erdhi pasi kreu i Qeverisë tha se ia rriti rrogën vetës për të mos u korruptuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli , admirali…