“Innovation Centre Kosovo” sjell aktivitetin Kosova digjitale

13 shkurt 2018 | 12:17

Kosova Digjitale sjellë aktivitetin “#Kosova10”,  si pjesë e ceremonisë zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me organizim të “Innovation Centre Kosovo” dhe me mbështetje të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit, Kosova Digjitale sjellë në një vend bizneset, nismat, institucionet dhe individët që kanë dhënë kontribut të çmuar për vendin në 10 vitet e fundit, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Aktiviteti është pjesë e shënimeve zyrtare të “#Kosova10” dhe synon promovimin e arritjeve të bizneseve, organizatave dhe nismave në fushën e “ICT”.

Deri tani janë gjithsej 42 partnerë të konfirmuar për eventin “Kosova Digjitale” pjesë e “#Kosova10”.

Ky aktivitet është pjesë e ceremonisë zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës “#Kosova10”, dhe organizohet të enjten, më 15 Shkurt prej 10:00-17:00 në objektin e Innovation Centre Kosovo (ICK), rr. Rexhep Mala, 28A, Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…