Inspektorët e Skenderajt mbyllin një lokal

29 dhjetor 2017 | 23:54

Inspektorët  e Komunës së Skenderajt të premten kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e një lokali afaristë brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Këtë veprim ligjor, inspektorat komunal e bënë pasi që pronari i lokalit “LIPS” nuk kishte përmbushur detyrimet e kontratës dhe të njëjtit i kishte skaduar afati i paraparë në kontratë.

Këto veprime po ndërmirren nga komuna mbi parimin barazia para ligjit dhe askush mbi ligjin.

Në këtë aksion inspektorët komunal u asistuan nga Policia e Republikë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli e ka mbyllur me fitore vitin 2017. Skuadra lidere…