IPKO-ja mbështetë 10 reparte të pediatrisë me 100 mijë euro

22 dhjetor 2017 | 10:50

Në kuadër të iniciativës së IPKO-së, për të mbështetur sektorin e shëndetësisë, me moton “Ne qëndrojmë me fëmijët”, kjo kompani ka nisur shpërndarjen e pajisjeve medicionale për disa reparte të pediatrisë në Kosovë.

Donacioni i parë, i është dorëzuar Spitalit Rajonal të Prizrenit. Ndërsa në ditët në vijim, do të mbështeten edhe nëntë Qendra të Mjekësisë Familjare me pajisje medicionale në vlerë prej 10 mijë eurosh për secilën. Komunat të cilat do të përfitojnë nga kjo iniciativë e IPKO-së janë: Prizreni, Ferizaji, Obiliqi, Skenderaji, Drenasi, Gjakova, Peja, Gjilani, Graçanica, dhe Klina.

IPKO-ja, sapo ka përmbyllur projektin e mbështetjes së shkollave publike, “Mësuesit Zgjedhin, IPKO përkrahë”, me ç’rast kanë përfituar 50 shkolla, çerdhe dhe ente mësimore nga zonat rurale, në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson është takuar sot për…