“Isa Mustafa gëzon shëndet të mirë, pritet të kthehet së shpejti”

07 shkurt 2018 | 19:38

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në Kosovë.

Kështu ka thënë deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

“Tani t’iu them të drejtën, mund të jetë kurreshtje e qytetarëve, ne kemi preferuar që të mos e bëjmë çështje publike se shëndeti është diçka që është e shenjtë dhe private. Është më mirë, ka progres shumë të madh në shëndetin e tij. Nuk është se Mustafa është tërhequr dhe ka qenë pasiv, është në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e Kryesisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë poashtu se Isa Mustafa edhe gjatë kohës sa është duke qëndruar në Gjermani për shërim ka qenë i informuar për çdo gjë brenda partisë së tij.

Sipas saj, mungesa fizike e kreut të LDK-së nuk ka pasur ndikim negativ në këtë parti.

“Për çdo gjë ka një koordinim, në komunikim jemi sikur ta kishim në LDK. Presim që shumë shpejt të kthehet sepse shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm. Gëzon shëndet të mirë, kryesia e ka mbajtur në kontakt dhe e ka informaur dhe për çdo gjë e kemi konsultuar. Nuk ka pasur asnjë zhvillim që shëndeti i Mustafës ka ndikuar, kemi pasur rrjedhë normale të aktiviteteve. LDK është më unike se kurrë, kemi grupin parlamentar më të fortë”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar…