Isco larg Realit, afër Liverpoolit

08 shkurt 2018 | 14:44

Mesfushori spanjoll i Real Madridit, Isco pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të verës.

Mediet në Spanjë kanë raportuar të enjten se mesfushori nuk bënë pjesë në planet e trajnerit, Zinedine Zidane dhe në të njëjtën kohë trajneri francez ka këshilluar drejtuesit e klubit që të dëgjojnë ofertat për Iscon.

Në anën tjetër interesim për 25-vjeçarin ka shfaqur Liverpooli që e sheh këtë lojtar si zëvendësues ideal të Philippe Coutinhos, i cili u transferua në janar te Barcelona.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i shoqëruar nga ambasadori…