Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Vuçiqit: Mos derdhni lot krokodili për Ivanoviqin

17 janar 2018 | 16:26

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka shprehur indinjatën e thellë me aktin e vrasjes së Ivanoviqit.

Duke komentuar reagimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai ka thënë se këto janë reagime false.

“Ju lutem, zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës”, ka shkruar Bosch.

Shkrimi i plotë i Boschit në “Facebook”:

Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiqi përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, zotëri Vuçiq, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

ShBA-të paralajmëruan për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Oliver Ivanoviq, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar i Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Vuçiq, u vra të martën mbrëma.

Ivanoviqi, që konsiderohet si njëri ndër politikanët më të përkrahur dhe më të votuar që nga paslufta në Kosovë, u qëllua për vdekje nga atentatorë të paidentifikuar deri më tani afër zyrës së tij në Mitrovicën Veriore.

Vrasja e Ivanoviq ka thelluar krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni serb ka anuluar vazhdimin e dialogut, që pritej të vazhdonte të martën pas një viti pauzë. Në anën tjetër autoritetet në Kosovë kanë premtuar që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje dhe të gjejnë e autorëve të këtij krimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, vizitoi të…