Ish-bashkëshortja e thumbon Xhemailin, flet edhe për Xhakën

18 qershor 2018 | 14:39

Ish-gruaja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Magjia 21” të RTSh-së, ku ka dhënë disa opinione pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës.

Bukuroshja ka komentuar një pjesë të lojtarëve të përfaqësueses helvetike, në mesin e tyre ish-bashkëshortin e saj, si edhe ka folur për Granit Xhakën.

Ajo nuk ka mundur të mos e thumbojë Xhemailin, për të cilin ka thënë se ishte pak i lodhur në fushë.

“Numri 15 (Xhemaili) mu duk pak i lodhur në fushë, por gjithsesi arriti të marrë një barazim. Gjithsesi i lodhur ishte”, ka thënë Erjona, raporton “Panorama”.

Ndërsa, “Newsport”, ka transmetuar fjalët e Erjonës në lidhje me Granit Xhakën.

E pyetur nëse mesfushori shqiptar është njeri besnik apo jo, Erjona është përgjigjur me “nuk e di” duke shtuar më pas se “nga fotot duket njeri serioz” duke shkaktuar të qeshura te të ftuarit në emision.

Xhemaili dhe bukuroshja nga Shkodra janë martuar në vitin 2015 dhe të njëjtin vit ka lindur djali i tyre, Luani. Çifti tash është i shkurorëzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim…