Ish-ministri Luan Hajdaraga ka pësuar sulm kardiak

23 mars 2018 | 20:55

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Fatos Nanos, Luan Hajrdaraga, ka pësuar një ishemi (goditje në tru) ditën e sotme dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

Taulant Balla është ngarkuar të menaxhoi shëndetin e ish-ministrit i cili nga Qafë Thana është sjellur me helikopter në Tiranë.

Ai ka qenë në pikën kufitare të Qafë Thanës, dhe po kthehej për në Shqipëri, kur ka ndodhur ngjarja ndërkohë që mësohet që i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Tashmë ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në spital në kryeqytet, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme.

Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Albanë Mehmetaj “Estetikë letrare” është konceptuar si zgjedhje e…