Ish-ushtari i UÇK-së përlot Lorik Canën

08 shkurt 2018 | 11:57

Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk i përmbajti dot lotët.

Arsyeja ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Vizatimi tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurt që do më ndodhte kjo”, ka thënë Cana duke shpjeguar lotët e tij.

Ish-ushtari i UÇK-së përlot Canën, ka bërë tatuazh aktin e tij në stadiumin e Beogradit

Ish-ushtari Dobruan, ishte djalë i ri nga qyteti i Gjakovës, ku bashkë me 11 miq të tij kishin lënë jetën në qytet dhe kishin shkuar në Gllogjan për të kapur armët. Ai ishte mik me tash dëshmorin Elton Zherka, me të cilin tha se ishte bashkë në betejë kur u plagos e deri kur vdiq.

Në lidhje me jetën si “pensionist”, Cana tregoi: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë Presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka realizuar kolonën muzikore…