Ismail Kadare, vlerësohet me çmim në Itali

10 janar 2018 | 12:58

Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë një tjetër çmim, kësaj radhe në Itali.

Në Udineze, Kadare është vlerësuar me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është fituesi i çmimit prestigjioz Nonino për vitin 2018, edicioni i 43-të i këtij evenimenti që promovohet nga distileritë e Perkotos në Udineze dhe që i shkon personazheve të mëdhenj të kulturës me gjykimin e një jurie të drejtuar nga nobelisti V.S. Naipaul, raporton “TCh”.

Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare ka krijuar tregime të mëdha, është shkruajtur në vlerësimin e jurisë.

Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të.

Juria në Udineze gjithashtu ka vlerësuar me çmimin “një mjeshtër i kohës sonë” filozofin italian Giorgio Agamben, krijuesi i konceptit Homo Sacer, qenia njerëzore për të cilin jeta është e shenjtë.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në distileritë Nonino Di Ronchi në Perkoto, në Udineze, më 27 janar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ka pritur të…