Ismaili: Angiografi do të vijë së shpejti në QKUK

08 shkurt 2018 | 12:15

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është duke punuar intensivisht që të mos ketë pritje të gjata nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Angiografi është paraqitur që dy vjet dhe nuk ka ardhur në Kosovë. Kemi iniciuar procedura që të vijë dhe të përfundojnë listat e pritjes”, ka thënë Ismaili, duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetit Milaim Zeka, lidhur me pritjet e pacienteve për të marrë tretman mjekësor.

Angiografi është aparaturë e cila përdorë në kardiologji për të vizualizuar brenda ose lumen e enëve të gjakut dhe organeve të trupit, me interes të veçantë në arteriet, venat dhe dhomat e zemrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve…