Ismaili: Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK

16 korrik 2018 | 11:45

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se sot është hequr krejtësisht lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës.

Ja postimi i plotë i ministrit Ismailit:

Pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj.
Sot u njoftova se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim. Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.
Nga janari i vitit 2018, janë realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime. Ngadalë do t’i heqim listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinikat tona, dhe qytetarët do të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mbështetja e SHBA-ve në proceset nëpër të cilat po kalon…