Ismaili mban premtimin, qindra specializantë vullnetarë të mjekësisë do të marrin paga

07 maj 2018 | 11:09

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se nga sot i kanë futur në pagesë qindra specializantë vullnetarë të mjekësisë.

Ai ka thënë se një gjë e tillë është bërë e mundur falë ndryshimit të një udhëzimi administrativ.

“Jam shumë i lumtur që sot, pas një pune shumë të madhe që kemi bërë, po i fusim në pagesë qindra specializantë vullnetarë. Duke mbajtur premtimin që kemi dhënë në fillim të mandatit tonë, me rregullimin e kësaj padrejtësie, e cila ka ndodhur për vite me radhë, unë zotohem se kushtet e personelit tonë mjekësor do të përmirësohen vazhdimisht”.

“Përmes këtij plotësim-ndryshimi të Udhëzimit Administrativ, të gjithë specializantët fitojnë të drejtën e tyre për t’u paguar nga shteti dhe të drejtën për t’u trajtuar të barabartë. Vendi ynë ka nevojë për kuadrot e saj, andaj, përmes krijimit të kushteve, ne do t’i mbajmë ata në vendin tonë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Bahri Fazliut,…