Ismaili pyet Hazirin – Sa kryetarë ka LDK-ja?

16 maj 2018 | 14:58

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se kjo parti ia dinë adresën dhe të bëmat partisë së Kadri Veselit.

Ismaili nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka pyetur Hazirin se sa kryetarë i ka LDK-ja.

“Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër – 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj”, ka shkruar Ismaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka,  po merr pjesë…