Isufi: Gjykata Speciale dëmton Kosovën

17 janar 2018 | 13:20

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës se kuorumit, ka thënë se Gjykata Speciale e dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

“Sot pati mungesë të kuorumit që është e pakuptueshme dhe duhet punuar për të pasur funksionim të Kuvendit. Ne kemi pasur rendin e ditës dhe nuk është mirë të prolongohen mbledhjet e Kryesisë. Në rend dite ka qenë edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Gjykata dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK. Qëndrimi ynë është i qartë prej fillimit”, ka thënë Isufi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…