Ivan Duque, president i ri i Kolumbisë

18 qershor 2018 | 11:08

Politikani konservator, Ivan Duque, ka bërë thirrje për bashkim, pasi është zgjedhur president i Kolumbisë.

Duque ka fituar 54 për qind të votave në zgjedhjet e 17 qershorit, duke shënuar përparësi ndaj ish-guerilit, Gustavo Petro.

“Me modesti dhe nder, i them popullit kolumbian se me gjithë energjitë e mia do të punoj për të bashkuar shtetin tonë. Jo më ndarje”, u ka thënë ai mbështetësve të tij në kryeqytetin Bogota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sofje të Bullgarisë po mbahet konferenca e Komsioneve Parlamentare…