Ivanovi thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin e gjuhëve

15 mars 2018 | 08:30

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, vlerëson se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i është dhënë goditje demokracisë.

Ivanov vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij të mëparshëm se po dëmtohet shteti ligjor.

Ai ka akuzuat shumicën parlamentare për keqpërdorim të flamurit evropian dhe shkelje të procedurave juridike.

“Jo vetëm që e keqpërdorët flamurin evropian në këtë ligj, por i keni dhkelur edhe të gjitha procedurat dhe afatet juridike, në mënyrën e sjelljes së të njejtit”, ka deklaruar Ivanov.

Ai vlerëson se ky ligj do të shkaktojë bllokadë të tërësishme në punënë e institucioneve, dhe kjo sipas tij, do të sjell në ridefinimin e rendit kushtetues të Maqedonisë.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është shkruar dhe votuar, do të shkaktojë bllokadë të tërësishme të punës së institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, është e madhe mundësia që të hapet çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues. ligji për përdorimin e gjuhëve është i padrejtë dhe ligj represiv i cili favorizon vetëm një gjuhë. Ky ligj do t’i thellojë tensionet ndëretnike dhe paraqet rrezik në jetën mes bashkësive”, ka thënë Ivanov.

Sipas tij, mënyra se si është sjell ky ligj dhe vetë përmbajtja e të njejtit, nuk është shprehje e demokracisë, por shprehje e tiranisë së shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve të Maqedonisë.

“Unë si President i Republikës së Maqedonisë nuk do ta lejoj këtë. Prandaj, unë nuk do të nënshkruaj dekret për shpalljen e një ligji i cili është sjellë në këtë mënyrë”, është shprehur Ivanov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupit të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj i është bashkuar…