Izraeli përshëndet vendimin e Trumpit për Iranin

08 maj 2018 | 23:10

Izraeli vlerëson lart vendimin e presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, tha sonte kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kurse ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman e quajti Trumpin “një udhëheqës i guximshëm, i cili do të rrëzojë poshtë regjimin iranian”.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtare, si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.

“Njoftoj sot se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e…